Ishulli lëvizës

Një ishull artificial dhe lëvizës, është projektuar që t’u përgjigjet të gjitha nevojave të luksit në det. Ideja është zhvilluar nga ‘Henry Ward Design’. Platforma lundruese pritet ta ketë përmasën nga 8 deri në 10 metra në gjatësi, ndërsa është projektuar për të qëndruar në det të hapur, por në të njëjtën kohë mund të…

Lifestyle

17/11/2013 20:00

Një ishull artificial dhe lëvizës, është projektuar që t’u përgjigjet të gjitha nevojave të luksit në det. Ideja është zhvilluar nga ‘Henry Ward Design’.

Platforma lundruese pritet ta ketë përmasën nga 8 deri në 10 metra në gjatësi, ndërsa është projektuar për të qëndruar në det të hapur, por në të njëjtën kohë mund të palohet dhe të zhvendoset në garazh, nëse nuk përdoret.

Ishulli pritet ta ketë një pishinë, një sallë të ngrënies dhe një zonë natyre relaksi, ku mund të tërhiqen rrezet e diellit. Prapa ishullit të vogël mund të qëndrojë edhe një jaht.

Një produkt ky, i cili sipas ndërtuesve, mund të përdoret nga hotelierët, të cilët mund t’u ofrojnë plazhe të qeta pushuesve dhe larg syrit të ‘vëzhguesve’ të bezdisshëm.

Gjithashtu po shqyrtohet ideja e shtimit të një platforme ku mund të ateronin helikopterët, në mënyrë që projekti të mund të përdoret edhe në fushat ushtarake dhe të shërbimeve emergjente. Një ide për pasanikët, apo një projekt që mund të jetë i dobishëm për shumëkë?