Ishulli i veçantë ku njerëzit shohin ndryshe dhe historia fantastike që fsheh (Foto)

Në fotografitë e Sanne De Wilde, shihet një ishull i vogël koralesh në Oqeanin Paqësor, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

Fun

26/07/2017 10:53

Imazhet përshkruajnë një parajsë tropikale ku bimësia e xhunglës është e zbehtë, deti është gri dhe banorët lokalë shihen bardh e zi.

Por, fotografja belge nuk e ka kapur botën siç e sheh ajo, por siç e shohin banorët e ishullit.

I quajtur “Ishulli i Colorblind”, Pingelap është shtëpia e një numri të lartë të njerëzve të cilët nuk mund të dallojnë ngjyrat.

Ky fenomen i njohur edhe si achromatopsia ( “ngjyrosje e plotë”) ndodh në rreth 1 në 3.,000 njerëz në botë.

Gjendja e rrallë e ishullit ka një shpjegim. Atje besohet se ka mbijetuar një mbret në shekullin e 18-të që vuante nga një simptomë e tillë dhe ai besohet se ka ripopulluar ishullin pas cunamit, duke pasur shumë fëmijë.

Ndaj, shumë prej pasardhësve të tij trashëguan një gjen të rrallë që shkakton achromatopsia-n. Gjendja trashëgimore vazhdon të kalojë nëpër gjenerata.