Ishujt Faroe – Kosova, “Djemtë e Vokrrit” futen në stadium

Kësaj here ka edhe tifozë të Kosovës të cilët kanë udhëtuar në Ishujt Faroe për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës

Sport

14/10/2018 17:41

Rreth 30 tifozë do të jenë sot në përkrahje të Kosovës në Ishujt Faroe.

Kosova e zhvillon ndeshjen e katër me radhë në Ligën e Kombeve dhe është në vendin e parë më 7 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në vendin e dytë.

Përpos tifo grupit Dardanët ka dalë edhe një grup tjetër i tifozëve që njihet me emrin “Djemtë e Vokrrit”, e cila gjë është paraqitur me transparent të stadiumit të Kombëtares së Ishujve Faroe. /Lajmi.net/