Ishujt e Pablo Escobarit janë shëndrruar atraksion turistik |FOTO GALERI|

Tani vilat, pishinat, kopshtet janë lënë në mëshirën e egër të natyrës dhe janë pjesë e 'Turi i Pablo Escobarit' të cilat janë bërë të popullarizuara për turistët pas tërheqjes së kartelit kolumbian.

Fun

04/08/2015 16:12

Të vendosur në ujërat përreth ishujve ‘Islas Del-Rosario’, këta ishuj kanë qenë ‘parajsa fundjave’ për bosët famëkeq të karteleve Medelin dhe Cali gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur këto dy kartele kanë qenë në kulmin e ndikimit politik dhe të shpëlarjes ndërkombëtare të parave.

Ciceronët turistikë tani rrëfejnë se si me mjete të fuqishme lundruese dhe me avionë transportohej droga. Gjatë viteve ’80, janë transportuar edhe nga 11 tonë kokainë vetëm në një avion.
Pishina të cilën besohet se Escobari e ka admiruar tej maje, tani është e mbushur vetëm me ujë shiu, kurse muret e vilës, të cilat janë punuar nga një lloj i rrallë i koraleve nga ‘Deti i Karaibeve’ rrënohen çdo ditë e më shumë. /lajmi.net