Ishte vonë për në mësim, por babai i tij lë pa fjalë mësuesit kur arrin në oborrin e shkollës (Video)

Na ndodh të gjithëve që të vonohemi për në shkollë dhe sidomos nëse mësimin e kemi paradite. Kjo na bën të ndihemi në turp dhe në faj kur jemi para mësuesve, por kjo nuk i ndodh asnjëherë një fëmije nga Ukraina.

Fun

26/03/2017 15:04

Ai ishte vonë për në shkollë, por i ati e çoi atë në shkollë me helikopter dhe kjo çuditi jo pak gjithë shkollën elitare të distriktit Lipky në Kiev të Ukrainës.

Të gjithë ata që panë helikopterin e tipit Robinson R22  Beta, të ateronte në oborrin e shkollës mbetën pa fjalë, meqenëse kjo gjë nuk ndodh shumë shpesh.

Megjithatë babai i djaloshit mori kritika të shumta, pasi sipas mësuesve nuk i bën mirë që një fëmijë në moshën 10-vjeçare të rrethohet nga një luks i tillë.