Ishte nisur për në koncertin e Mozzik, aksidentohet fansi

Artistët tanë përkrahjen më të madhe e kanë prej fansave të tyre.

ShowBiz

21/01/2018 14:47

Ata bëjnë çdo gjë që të përcjellin aktivitetet e këngëtarëve që pëlqejnë, shkruan lajmi.net.

Reperi Mozzik ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto në të cilën tregon një mesazh që ka marrë nga një fans.

Ai i tregonte se pëlqen shumë reperin saqë kishte marrë rrugë të largët vetëm për të qenë prezent në koncertin e tij, por kishte bërë aksident dhe e kishte të pamundur ta takonte atë.

Fansi i thotë se kishte marrë rrugë 200km për të shkuar tek Mozzik, por u aksidentua, ndërsa Mozzik ia ktheu “Zoti t’rujt e faleminderit mos vozitni shpejte, tjeter her nisu ma heret e ma kadale respekt”. /Lajmi.net/