Ishte larg Norës dhe vajzës për festë, Roberti ua publikon imazhin më të ëmbël

Meqenëse janë të angazhuar në muzikë edhe gjatë festave, në shumë raste artistët janë larg familjes në këto ditë.

ShowBiz

01/01/2018 22:15

Njësoj ishte për Robert Berishën, i cili mbrëmë në ndërrimin e moteve ishte larg bashkëshortes së tij, Norës dhe vajzës Renee, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi një foto të dy personave më të dashur për të dhe shfrytëzoi rastin që publikisht t’ua urojë festën.

Në atë fotografi, Nora shihet bashkë me vajzën teksa kanë pozuar pranë pemës së Vitit të Ri, e vogëlushja padyshim dukej si princeshë e vogël.

“Urime 2018 bukuroshet e mija ju du shum ????? @_noraistrefi_#ebukuraRenee”, shkruan Roberti. /Lajmi.net/