Ishte koha kur trajneri i Kroacisë shëtiste Tiranës me xhinse “kaubojs” – Lajmi.net
Ishte koha kur trajneri i Kroacisë shëtiste Tiranës me xhinse “kaubojs”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 12:58, 12 July 2018
10 vite më parë Dalic ishte si trajner i Dinamos në kampionatin shqiptar.

Kroacia mbrëmjen e djeshmë çoi në shtëpi Anglinë dhe preku ëndrrën e finales së Botërorit ku tashmë do ti duhet të përballet me Fancën ku do të kërkojë të shkruaj historinë dhe të sjellë Kupën e Botës në Ballkan.

Por meritën kryesore të këtij suksesi sigurisht që e ka trajneri i tyre Zlatko Dalic, me punën e palodhur dhe me modestinë e tij.

Nëse sot ai është në finalen e Botërorit para 10 vitesh as që do e kishte menduar se kjo mund të ndodhte, por puna dhe vullneti i mirë të bëjnë që të arrishë majat.

10 vite më parë Dalic ishte si trajner i Dinamos në kampionatin shqiptar, dhe një foto e tij rrugëve të tiranës i veshur me stilin e xhinseve “kaubojs” po shpërndahet shumë në rrjetet sociale, transmeton “Albeu”.

Zlatko Dalic në Dianmo ka qëndruar vetëm për një vit, ndërsa tashmë pas një dekadë ai është një nga trajnerët më të mirë të Botës që po shkruan histori.


Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO