Ishte i shpallur i humbur, 77-vjeçari nga Gjakova gjendet në Kukës
Një shtetase shqiptare nga Durrësi kishte raportuar në organet shtetërore, se bashkëshorti i saj nga Kosova ishte larguar nga banesa më datën 29 gusht.
Lajme
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës përmes një komunikate njofton se personi i shpallur në kërkim tashmë është gjetur.
Personi në fjalë është kapur në pikën kufitare të Qafë Prushit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2018, në SPK Qafë Prush, u kap dhe iu dorëzua familjarëve shtetasi Q.B., vjeç 77, banues në Gjakovë, Kosovë, i shpallur në kërkim, pasi më datë 30.08.2018, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshortja, shtetasja T.R., ka kallëzuar se më datë 29.08.2018, është larguar nga banesa dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen.