ISHP: ajri në klasa shkollore nuk ndotet nga nafta për nxemje

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani nuk ka qenë fort i qartë sa i përket çështjes së naftës. Ai ka thënë se i ka thënë Shpend Ahmetit se klasat nuk mund të ndoten nga sistemi i ngrohjes.

Lajme

21/03/2014 19:12

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani thotë “tërthorazi” se vlerat e larta të sulfurit në vajrat për djegie që përdoreshin për ngrohje në shkolla, janë të dëmshme.

Drejtuesit e këtij instituti nuk kanë thënë asnjëherë që vlera prej 890 ppm të sulfurit, janë të dëmshme për shëndet sepse Udhëzimi Administrativ 07/2012 nuk e thotë një gjë të tillë.

Në një konferencë për media me temën “Vlerësimi i rrezikshmërisë për përdorimin e vajrave për ngrohje në shkolla”, Ramadani tha se instituti ka rekomanduar që të ndryshohet udhëzimi administrativ.

“Ne kemi rekomanduar që të ndryshohet Udhëzimi Administrativ, ngase nuk jemi të kënaqur sesi e përcakton vlerën e sulfurit”.

Naser Ramadani thotë se edhe në përgjigjen e dytë që i ka dërguar kryetarit Shpend Ahmeti, i ka sqaruar se nuk ka mundësi që të ketë ndotje të ajrit në klasa nga sistemi i ngrohjes.

“Ne kemi bërë vlerësime të shumta dhe na kanë dalë të gjitha ao vlerësime që kemi bërë, herët apo vonë na kanë dal. Dhe, ju jeni dëshmitarë si media. Por, ja që njerëzit që punojnë drejtë nganjëherë mund të keqkuptohen në skajshmëri, të konsiderohen si shkelës të ligjit. Nuk do të lajthitemi dhe nuk do të devijojmë nga ajo që është profesionale, këtë po ju garantojmë”, ka thënë Naser Ramadani.