Ishin së bashku në Paradën e Krenarisë, Adelina Ismaili thotë disa fjalë për këtë person

Sot është mbajtur Parada e Krenarisë e organizuar nga komuniteti LGBT.

ShowBiz

10/10/2018 18:19

Pjesë e kësaj Parade ishin disa nga fytyrat e njohura publike përfshirë edhe artisten, Adelina Ismaili, shkruan lajmi net.

Në përkrahje ishte edhe regjisorja Blerta Zeqiri e cila ndau një postim në Instastory pranë këngëtares Ismaili.

Dhe tani është vetë Adelina që publikoi imazhin e njëjtë gjersa thotë disa fjalë të mëdha për regjisoren e famshme.

“Parada, kjo zemër e bën Kinematografinë Kosovare edhe më të mirë”, shkruan ajo.

Theksojmë se Ismaili ka edhe një këngë të lansuar para disa viteve për Homoseksualitetin. /Lajmi.net/