Ishin në të njëjtin label, Fero: Nuk do të bashkëpunoja kurrë me këtë reper

Fero është reper i ri në estradë, por që emri i tij po pëqlehet nga publiku.

ShowBiz

04/11/2018 08:19

Fero është pjesë e “On Records”, ndërsa është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Reperi ishte i ftuar mbrëmë në “Shiko kush Luan”, ku në mesin e pyetjeve ai kishte për detyrë të zgjedhte një emër me të cilin nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Përgjigja e tij ishte Getinjo, i cili kohë më parë ka qenë pjesë e labelit të njëtjë, ku është aktualisht Fero.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Fero është “Bona famë”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/