Isharetet për Oscar

Vëllezërit Coen kanë arsye ta presin me shpresë ndarjen e sivjetme të Çmimeve Oscar. Filmi i tyre, Inside Llewyn Davis, është shpallur më i miri në vitin 2013, nga Shoqata e Kritikëve Filmikë Amerikanë.

ShowBiz

05/01/2014 21:00

Filmi i vëllezërve Coen, Inside Llewyn Davis (recensionin e publikuar në Lajmi.net mund ta lexoni Vëllezërit Coen: majtas Ethan, djathtas Joel.

Cate Blanchett u shpall Aktorja më e Mirë për rolin e saj në Blue Jasmine.

Skenari më i mirë u zgjodh ai i filmit Before Midnight.

Jennifer Lawrence u zgjodh Aktorja më e Mirë Dytësore, për rolin në American Hustle, kurse James Franco Aktori më i Mirë Dytësor për filmin Spring Breakers.

Shpërblimi për Filmin më të mirë të Huaj iu dha Blue is the Warmest Colour, dramës kontroverse me tematikë të homoseksualizmit, fituese e Palmës së Artë në Festivalin e Cannes.

Shoqata me traditë 48 vjeçare iu dedikoi çmimet e sivjetshme Roger Ebert dhe Stanley Kauffmann, dy anëtarëve të saj, që vdiqën në 2013.

Ndërkohë, edhe Asociacioni i Skenaristëve të Amerikës i ka bërë publike nominimet për skenarët më të mirë të 2013. Fituesit do të shpallen më 1 shkurt 2014.

Të nominuar në kategorinë e Skenarit Origjinal janë American Hustle, Nebraska, Dallas Buyers Club, Blue Jasmine dhe Her.

Atë të Skenarëve të Adaptuar e përbëjnë August: Osage County, Before Midnight, Captain Phillips, Lone Survivor dhe The Wolf of Wall Street.

Kategoria e Serialeve është e ndarë në dy nivele.

Në Dramë konkurrentë do të jenë skenarët e Breaking Bad, The Good Wife, Homeland, House of Cards dhe Mad Men, ndërsa në Komedi, 30 Rock, Modern Family, Orange Is the New Black, Parks and Recreation dhe Veep.

Filmat e Animuar do të kenë vetën dy pretendentë: The Simpsons dhe Fututrama.

Tek Dokumentarët do të garojnë Dirty Wars, Herblock – The Black & The White, No Place on Earth, Stories We Tell dhe We Steal Secrets: The Story of Wikileaks.

 

A.M.

Traileri i Inside Llewyn Davis.