Ish ylli i Kombëtares shqiptare, i gatshëm të luajë për Kosovën (FOTO)

Armend Dallku ka folur rreth mundësisë së angazhimit në Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

25/10/2016 11:59

Armend Dallku ka mohuar të ketë biseduar apo t’i ketë refuzuar Albert Bunjakin e FFK-në rreth mundësisë së angazhimit në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares konsideron se mosha e tij nuk mund t’i kontribuojë Kombëtares, shkruan sot gazeta Zëri.

Por, Dallku i tha “Zërit” se nëse FFK-ja dhe Përfaqësuesja e Kosovës shohin tek ai ndonjë ndihmë, është i gatshëm t’ua ofrojë atë në çfarëdo forme të mundshme, qoftë në fushë apo edhe jashtë saj.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.