Ish ylli i Real Madridit e zëvendëson Neymarin te Barcelona (FOTO)

Anësori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, është identifikuar si zëvendësues potencial i Neymarit te Barcelona.

Sport

28/07/2017 18:40

Braziliani çdo ditë e më shumë po afrohet te skuadra franceze, ndërsa zërat për largimin e tij janë rritur dukshëm pas incidentit që pati në stërvitje me bashkëlotarin e tij.

RMC raporton se në rast kalimi të Neymarit te PSG, në drejtim të Barcelonës mund të vije Angel Di Maria.

Argjentinasi në të kaluarën ka qenë pjesë e La Ligas, konkretisht pjesë e Real Madridit.

Alternativat tjera të Barcelonës janë edhe Paulo Dybala dhe Philippe Coutinho./Lajmi.net/