Ish ylli i Real Madrid sugjeron transferimin e Mbappe para Neymar

Real Madridi është këshilluar që të konsiderojë transferimin e Mbappes para Neymarit.

Sport

19/10/2018 19:38

Ish ylli i skuadrës madrilene, McManaman, në një prononcim për “Marca”, ka dhënë mendimin e tij për gjendjen aktuale në Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe largimin e Cristianos, për të cilin tha se ka lënë shumë zbrazëtira.

Mirëpo, kur çështja erdhi tek transferimi i Mbappe apo Neymar, McManaman kishte një favorit.

“Do më pëlqente më shumë që Reali ta transferojë Mbppen. Ai është më i ri. Është 19 vjeçar dhe mund të mësojë më shumë. Do të ishte më e lehtë për të ndodhur” ishin fjalët e tij.

Së fundmi zërat janë rritur për një rikthim të mundshëm të Neymar në La Liga.

Barcelona dhe Real Madridi konsiderohen si destinacione të mundshme të brazilianit. /Lajmi.net/