Ish ylli i NBA e mbyll debatin se kush është basketbollisti më i mirë në histori

Ish lojtari i Philadelphia 76ers, Allen Iverson, ka thënë se LeBron James është lojtari më i mirë i brezit të tij, por Michael Jordan është lojtari më i mirë në histori të NBA.

Sport

08/12/2018 11:00

Allen Iverson ka folur për basketbollistin më të mirë në histori NBA.

Ish MVP i sezonit 2001, ka mbyllur polemikat për lojtarin më të mirë në histori të NBA, duke thënë se ky epitet i takon Michael Jordan.

“Unë jam duke dëgjuar shumë njerëz këto ditë se LeBron është mbi Michael. Para se gjithash, mua më pëlqen LeBron. Ai është lojtari më i mirë i gjeneratës së tij, një nga më të mirët e të gjitha kohërave”, ka deklaruar Iverson, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por, ne po flasim në lidhje me Michael, ne po flasim për Michael. Unë kam shumë më tepër për të thënë. Mike është lojtari më i mirë në histori”./Lajmi.net/