Ish ylli i Dortmund kthehet tek skuadra e fëmijërisë, merr shiritin e kapitenit

Nga një yll i Bundesligas në një lojtar të një skuadre të vogël në Poloni. Ky është rrugëtimi i gjatë i Jakub “KUBA” Blaszczykowski.

Sport

20/01/2019 09:59

Ish lojtari i Dortmund dhe Wolfsburg Blaszczykowski, është rikthyer tek skuadra e tij e fëmijërisë, ku kishte fituar “Polish Ekstraklasa” para se të kalonte në Gjermani.

Ai është paraqitur në një ndeshje me Wisla Krakoë, ku edhe kishte bartur shiritin e kapitenit për atë ndeshje, që nuk i përngjante niveleve më të larta.

Dhe për shkak se Wisla po kalon në një krizë financiare, dikur ylli i Kombëtares së Polonisë do të luaj pa pagesë për klubin e fëmijërisë, shkruan “SportBible”, transmeton lajmi.net.

Përkundrazi, ai po kontribuon për skuadrën e tij me 1.3 milionë euro në mënyrë që ata të kryejnë obligimet për anëtarët e tjerë të skuadrës.

Rikthimin e tij, Kuba e bëri 12 vite pas paraqitjes së tij të fundit me skuadrën polake. Ai barti shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Garbarnia Krakow, në qendrës stërvitore të skuadrës. /Lajmi.net/