Ish ylli i Barcës tregon se çfarë do të thotë të jesh i ndershëm në këtë sport

Arda Turan ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një gjest që duhet veçuar.

Sport

19/02/2019 16:26

Ish ylli i Barcelonës, në ndeshjen mes Antalyspor – Basaksehir, ka bërë një veprim të rrallë fair-play.

Në minutën e 19’-të të ndeshjes, ai pranoi se kishte luajtur i fundit me top, për të përmirësuar një gabim të gjyqtarit.

Megjithatë, gjyqtari injoroi tërësisht këshillën e Turan, duke i dhënë sërish topin skuadrës së tij, veprim i cili nuk u pëlqejë aspak tifozëve vendas.

Në fund, Turan ua fali topin kundërshtarëve, për të kompletuar gjestin e tij të mirë./Lajmi.net/