Ish-xhihadisti: Ika kur më thanë se përdhunimi është e drejtë e tyre hyjnore

Xhihadistët e shtetit të vetëshpallur islamik çdo ditë nëpër kampet e tyre përdhunojnë femra, kurse në disa rate bëhet fjalë edhe për vajza vetëm 9 vjeçare. 

Bota

23/09/2014 00:01

Një pohim të tillë e tha ish-luftëtari islamik nga radhët e IS, me pseudonimin Sherko Omer. Ai në tregimin e tij tha se të gjithë pjesëtarëve të IS u është thënë se është “e drejtë e tyre hyjnore të përdhunojnë të gjitha jo myslimanet”, shkruan gazeta kroate Jutarnji list.

Pos kësaj, transmeton lajmi.net, ai pohoi se IS për përdhunime të tilla veçmas inkurajon ata pjesëtarë të cilët bëjnë përgatitje për misione vetëvrasëse dhe ka shtuar se në mesin e të tillëve ka edhe numër të madh britanikësh.

“Shumë luftëtarë të huaj janë caktuar për të kryer misione vetëvrasëse dhe kjo jo për arsye se ata janë luftëtarë të mëdhenj por për shkak se janë të padobishëm”, tha ky ish-pjesëtar i IS.

“Ata nuk dinë arabisht, janë luftëtarë të dobët dhe nuk kanë kurrfarë shkathtësish profesionale. Trurin e kanë të shpëlarë me femra në parajsë dhe se mund t’i përdhunojnë para se të bëjnë aksionin vetëvrasës”, tregon Omeri i ikur nga IS, zaten një kurd nga Iraku.

Ai tha se nuk ka marrë pjesë në luftime, por ka qenë i angazhuar si ekspert i komunikimit dhe teknologjisë.

“Komandantët mendojnë që është normale të përdhunohen femrat e marr peng kundër vullnetit të tyre pasi që bëhet fjalë për femra që nuk janë myslimane.

Kjo gjë iu ka ndodhur të krishterave nga Raqqa, pas ekzekutimit publik të burrave të tyre. Kam qenë dëshmitar i kësaj. Gashtë xhihadistë kërkuan nga një e krishterë dhe vajza e saj që t’iu bëhen gra. Vajza kishte gjithsej rreth 12-13 vjeç. U thash se sipas Islamit është e ndaluar të përdhunohen gratë dhe se fëmijët nuk bën të preken në asnjë rrethanë. Pas kësaj ata i drejtuan armët nga koka ime dhe më thanë të ik nga aty”, tregoi Omer, i cili vendosi të braktisë IS-in pasi ishte dëshmitar edhe i një likuidimi të mikut të tij kurd, i cili ishte zënë rob gjatë luftimit me këta terroristë të pashembullt.