Ish-ushtari i UÇK-së: Hiqeni murin ose do ta copëtoj me çekan

Ish-ushtari i UÇK-së, Jon Harrison, është shprehur kundër ndërtimit të murit në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Lajme

10/12/2016 14:49

Në një postim në rrjetin social Facebook, Harrison ka shkruar se muri do të jetë cak i raketave RPG dhe se është poshtërim për Kosovën.

“Më vjen mirë të shoh se serbët kanë ndërtuar një mur në Mitrovicë… do të jetë cak i RPG-ve. Seriozisht, ky mur është poshtërim dhe shpresoj se shërbimet e sigurisë së Kosovës do të analizojnë anën tjetër të murit. Nuk është shaka kjo punë”, ka shkruar Harrison.

“Ligji do të vendos se muri është ilegal dhe jam i sigurt se me forcë do të hiqet, nëse jo do të vijë vetë me një çekan”, ka shkruar në fund ish-ushtari i UÇK-së.