Ish-ushtari serb: Edhe një tjetër varrezë masive me shqiptarë është në Novi Pazar (Video)

Një ish-ushtar serb tregon se në bazë të informacioneve që posedon, ekziston edhe një varrezë masive me trupa të shqiptarëve në Novi Pazar.

Lajme

22/03/2017 00:00

“Për këtë varrezë më ka treguar një serb. Nuk dua të tregoj gënjeshtër ku i kanë bartur dhe i kanë groposur’’, ka thënë ish-ushtari serb në një intervistë për emisionin “Parrotlla”.

Ai thotë se në Novi Pazar janë groposur 20 apo 30 trupa të civilëve shqiptarë.

“Me eshtrat e njerëzve i kanë shtruar rrugët. I kanë vendosur në acid. I kanë patur vaskat. I kanë vendosur njerëzit në acid dhe vetëm eshtrat ju kanë mbetur. Këta eshtra i kanë thy me gurë dhe i kanë bë material për me shtru rrugë. Këtë askush kurrë nuk e ka thënë’’ deklaron ai.

YouTube player