Ish trajneri i Real Madridit dhe City merr drejtimin e skuadrës së Premierligës

Manuel Pellegrini është afër rikthimit në Premierligë.

Sport

21/05/2018 19:36

Trajneri kilian do të marrë drejtimin e West Hamit këtë javë, njoftojnë mediet britanike.

Pellegrini do të zëvendësojë David Moyesin e larguar.

64 vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me West Ham.

Vlen të ceket se Pellegrini në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Villarreal, Real Madrid, Malaga dhe Manchester City./Lajmi.net/