Ish trajneri i Man Utd favorizon Liverpoolin për titullin e kampionit

Liverpool dhe Manchester City janë dy skuadrat që konsiderohen pretendente kryesore për titullin.

Sport

06/01/2019 08:15

Edhe Tottenham ka një seri jashtëzakonisht të mirë, mirëpo konsiderohet se Man City dhe Liverpool do ta vazhdojnë ecurinë e mirë deri në fund.

Në xhiron e fundit, këto dy skuadra u përballen me njëra tjetrën në një ndeshje që u fitua nga “Citizens” e që bëri që distanca të ngushtohet në katër pikë.

Kjo gjë ka bërë që dilema për titullin të mbetet akoma shumë e madhe. Por, ish trajneri i Man Utd, Louis Van Gaal ka dhënë një koment ku ka favorizuar skuadrën e Jurgen Klopp në këtë garë.

“Klopp e ka kthyer skuadrën në një makinë luftuese – si në fazën e sulmit ashtu edhe në mbrojtje” ka thënë Van Gaal për “Mirror”, transmeton lajmi.net.

“Kështu që, nëse do duhej të vija para në njërën skuadër për titullin, do të ishte Liverpool” ka shtuar holandezi.

Duket se Van Gaal e pëlqen shpirtin luftarak të Liverpool. Ai mendon se të njëjtën gjë nuk e ka Manchester City.  /Lajmi.net/