Ish-supermodelja fiton gjyqin 75 miliard dollarësh kundër miliarderit, por…

Një ish-supermodele e cila pothuajse fitoi gjyqin për divorc ndaj ish-burrit të saj miliarder me dëmshpërblim prej 75 miliard dollarësh, është zhgënjyer.

Fun

23/07/2016 01:42

Gëzimi i saj zgjati vetëm 2 javë, pasi ish-burri i saj miliarder Sheikh Walid Juffali, vdiq në Zyrih pas një beteje të gjatë me kancerin.

Më herët gjatë këtij muaji beteja e ish gruas së tij e cila tentonte të merrte një pjesë të pasurisë së tij, u bë një nga luftat më të mëdha të këtij lloji, transmeton lajmi.net

Juffali nuk paraqitej në gjykatë për shkak se ishte duke marrë trajtime mjekësore për sëmundjen e tij dhe pasi që ai vdiq ende pa u mbyllur rasti, kërkesa e ish supermodeles, nuk do të jetë më e rëndësishme.

Grindjet mes çiftit kishin filluar ngase kërkesat e zonjës Estrada ishin të papranueshme për miliarderin Juffali.

Është zbuluar se pjesën më të madhe të pasurisë Juffali i’a ka lënë fëmijëve të tij duke përfshirë edhe vajzën e tij me ish supermodelen Estrada./lajmi.net

35B7B12E00000578-3680325-image-a-68_1467974503834 35B7F49F00000578-3680325-image-m-67_1467974497328 29934E5200000578-3680325-Ms_Estrada_lived_a_luxury_life_during_her_marriage_to_Mr_Juffali-m-116_1467985805557 36825B9C00000578-3703765-image-m-12_1469214357288 1313170200000514-3703765-The_judge_had_ordered_Dr_Juffali_to_pay_Ms_Estrada_the_lump_sum_-m-10_1469214338016

3612706B00000578-3680325-image-m-103_1467983627678