Ish sulmuesi i Anglisë: Messi nuk është njeri

Para ndeshjes me Tottenham, ish sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker ka dhënë një intervistë për “Barça TV”, në të cilën intervistë thuri lëvdata për Leo Messin.

Sport

01/10/2018 19:41

“Gjithmonë kam thënë se Mëssi është lojtari më i mirë që ka luajtur futboll. Ai është dribleri më i mirë. Ai është njëri nga asistuesit më të mirë që kam parë” ka thënë Lineker para se të shtonte lëvdata tjera për 10shin e Barçës.

“Nëse I vendosim të gjitha karakteristikat së bashku, del dikush që nuk është njeri” ka vazhduar anglezi.

Barcelona ndeshjen e radhës e luan në “Wembley” ndaj Tottenham, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/