Ish-snajperisti zbulon trikun për të qenë të përqendruar

Ja disa pyetje për ju: A e kontrolloni ditën tuaj, apo thjesht reagoni natyrshëm ndaj saj? Sa shpesh ndjeheni sikur gjithçka çfarë keni bërë ishte mbajtja e kokës mbi ujë?

Fun

05/08/2015 10:19

Mos u brengosni ju nuk jeni vetëm.

Më poshtë, ish-snajperisti Kevin Dehaven ju zbulon një sekret të thjeshtë që do ju ndihmojë në jetë të përditshme, shkruan Lajmi.net.

Tranzicioni nga të qenit në ushtri (terren) në një punë pranë tavolinës, menaxhimi i kohës dhe ndjenjave, kanë qenë disa prej sfidave më të vështira që më është dashur ti tejkalojë.

Por kjo më ndodhi derisa fillova të aplikojë një trik nga trajnimi im ushtarak për punën time në zyre. Pjesa më e mirë e kësaj është, se bëhet shumë lehtë, gjithkush mund ta bëjë (pa e mbajtur një armë të mbushur)!

Triku

Dikur, para e-mailëve dhe jetës në zyre, kam qenë snajperist në ushtri. Si snajperist, jam trajnuar për të shkuar në zona të rrezikshme, të mbledhë informacione dhe të largohem nga ato vende pa u vërejtur. Kjo është pjesë më e vështirë e punës. Shumica e njerëzve mendojnë se gjithçka ka të bëjë me shtëna armësh nga një distancë e largët, por derisa kjo sigurisht se është një aftësi e rëndësishme, mund të themi lirshëm se nuk është më e vështira.

Të qëndrosh thuajse i padukshëm derisa lëvizni nga pika në pikë me pajisje me peshë 35 kilogram në mot ekstrem, duke qenë plotësisht i rraskapitur, kërkon fokusim të veçantë. Lodhja, sikleti, mendimet garuese, janë shqetësuese dhe mund të largojnë përqendrimin tuaj dhe mantelin e padukshëm që ju mban të gjallë.

Pra si duhet të largoni këto shqetësime dhe të ruani përqendrimin tuaj?

Pra, kur stimujt e jashtëm ju pushtojnë dhe ju filloni të humbni përqendrimin në prioritetet e juaja, kujtoj trajnimet e instruktorit tim (për snajper) që më ka mësuar një trik shumë të thjesht që thellë në shpirt ndihmon në rifitimin e kontrollit të përqendrimit.

NSDN: Ndaloni, Shikoni, Dëgjoni dhe Nuhatni

Ata thoshin: “Kur nxehtësia, pesha dhe lodhja ju merr përqendrimin për të lëvizur në heshtje dhe padukshmëri, pauzoni dhe praktikojeni NSDN, ndaloni çfarë jeni duke bërë. Shikoni përreth. Dëgjoni pëshpërimat. Nuhatni mjedisin tuaj”.

Qëllimi i kësaj është të pauzoni për disa sekonda dhe të rifitoni përqendrimin. Kjo ju mundëson të ndaloni së reaguari ndaj stimujve të jashtëm, të jeni i ndërgjegjshëm ndaj ambientit tuaj, dhe të përqendroheni në atë çfarë ka me të vërtetë rëndësi.

Po funksionon. Kjo më ka ndihmuar të jem i padukshëm si një snajperist. Dhe më vonë në punën time pranë tavolinës, e kam zbuluar se më ka ndihmuar të rimarrë kontrollin mbi përqendrimin gjatë një dite pune.

Gjatë një dite të veçantë, jam përpjekur të kontrollojë përqendrimin tim gjatë disa orëve të rëndësishme të punës, por që në fakt ishin monotone për mua. Ishte diçka vendimtare në fund të ditës, edhe pse mendja ime gjatë gjithës kohës luftonte për të mos e humbur gjatë gjithë atyre telefonatave të shumta dhe përgjigjeve që më duhej ti epja njerëzve të ndryshëm. Është koha për pauzën e NSDN! Pas disa minutave të pauzës dhe ripërqendrimit me NSDN, kam qenë në gjendje të ulem dhe të kryej me sukses punët e mia.

Bonus: Kjo madje më ka ndihmuar në jetën time personale që të jem më i ndërgjegjshëm dhe i përqendruar. Kam qenë në gjendje të thith plotësisht përvojën e një udhëtimi në gadishullin Jukatan.

Pra, si duhet të përdorni këtë trik që menjëherë të ketë ndikim, dhe t’iu ndihmojë të rifitoni kontrollin gjatë një dite punë ose në jetën personale?

Sfida

Programoni alarmin periodik në telefonin tuaj për çdo dy orë, mes orës 8 paradite dhe 8 pasdite, kështu thjesht thuhet në “NSDN”. Kjo është koha kur ju duhet të pauzoni për NSDN. Ndaloni çfarëdo që jeni duke bërë, shikoni përreth, dëgjoni pëshpërimat dhe nuhatni ambientin e juaj. Nuk ka rëndësi nëse për këtë ju nevojiten 30 sekonda apo 5 minuta, pauzoni as kohë sa mendoni se keni arritur të riktheni përqendrimin.

Duke e praktikuar këtë, ju do të hiqni dorë nga reagimi ciklik dhe do të jeni në gjendje të përqendroheni në të tashmen, duke i lejuar mendjes të marrë frymë dhe të futet në një gjendje më të thellë të të menduarit duke vendosur se çfarë është më e rëndësishme për kohën tuaj.

Kurdisja e alarmit për çdo dy orë është vetëm pikënisja e qëllimit tuaj. Praktikoni këtë derisa të shndërrohet në shprehi, dhe më pas çaktivizoni alarmin. Përdoreni këtë trik sa herë që ndiheni i mbingarkuar. (Lajmi.net)