Ish reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë akuzohet për ngacmime seksuale

Ish mesfushorit të Anglisë, Paul Gascoigne i është ngritur akuzë për ngacmime seksuale.

Sport

19/11/2018 14:42

Kjo situatë ka të bëjë me një incident në një tren të linjes New – York – Durham, gjatë muajit gusht, konfirmon Policia Britanike e Transportit.

“Një njeri do të paraqitet në sallën gjyqësore muajin e ardhshëm, në lidhje me një ngacmim seksual, në një tren të linjes New York – Durham” ka thënë një zyrtarë i policisë britanike të transportit, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Paul Gascoigne, nga Amy Street, Leicester, është akuzuar për ngacmime seksuale. 51 vjeçari do të paraqitet në gjykatën e Newton Aycliffe Magistrates, më 11 dhjetor” ka thënë zyrtari policorë.

Gascoine kishte regjistruar 57 paraqitje me Anglinë, mes viteve 1988 dhe 1998.

Ai u arrestua më 20 gusht, për shkak se kishte ngacmuar seksualisht një grua në një tren. /Lajmi.net/