Ashpërsohet protesta e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave, pengojnë punën e Kuvendit Komunal

Sot ish punëtorët e Fabrikë së Tubave të Çeliktë në Ferizaj kanë penguar mbarëvajtjen e mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal në Ferizajt.

Lajme

31/05/2016 10:35

Po bëhen  më  shumë se dy javë që ish punëtorët e Fabrikës së Tubave të Çeliktë në Ferizaj, po qëndrojnë në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Deri tash ata nuk e kanë  penguar mbarëvajtjen e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Ferizajt, por sot ata kanë ashpërsuar formën e protestës  duke e penguar atë.

Pas kësaj situate lajmi.net njofton se mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Ferizajt po mbahet në Qendrën e Kulturës.

Kërkesat e  ish punëtorëve  janë të thjeshta dhe bazohen  në vendime gjykatash. Ndër të tjera, ata  kërkojnë kompensimin prej 20 përqind nga privatizimi i ish fabrikës së tyre.

Ish punëtorëve, të drejtë u kanë dhënë të gjitha gjykatat, përfshirë edhe ajo Kushtetuese, por në realitet vendimet  nuk po zbatohen.

Pas gati tre vjetësh të grevës nën tendën në qendër të Prishtinës, tash ata protestën e tyre e kanë zhvendosur në ambientet e brendshme të sallës së Kuvendit Komunal në Ferizaj.

Meqë kërkesa e tyre nuk po zbatohet, tash ata  po presin që t’i takojnë krerët e shtetit. Po kërkojnë që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, raporton lajmi.net.

 

13275522_10208523614480246_373481817_o