Ish presidenti Sejdiu takon Jessen Pettersen-in

Ish Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, ka takuar Soren Jessen Pettersen, ish Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së në Kosovë.

Lajme

31/05/2014 12:59

Në këtë takim ata biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë si dhe perspektivën e zhvillimit të Kosovës. 

Në veçanti ata biseduan për proceset që kanë të bëjnë me aktualitetin e tanishëm politik si dhe nevojën e shpejtimeve të Kosovës drejt rrugës së saj integruese euro atlantike.