Ish-presidenti George Bush probleme me frymëmarrjen

Ish-Presidenti i ShBA-së George H.W. Bush, 90 vjeçar, është shtruar në spitalin e qytetit Hjuston të Teksasit, të martën vonë, pasi kishte përjetuar gulçim apo bllokim në frymarrje, ka thënë përmes një deklarate një zëdhënës për komandën e 41-të.

Bota

24/12/2014 08:32

Telashet e fundit shëndetësore të Bushit erdhën dy vjet pasi ai ishte goditur nga një sëmundje gjatë sezonit të festave në vitin 2012, duke përfunduar shtatë javë në një spital të Hjustonit për bronkit dhe sëmundjet që lidhen me të.

Të martën në mbrëmje, ish-presidenti “është marrë me ambulancë në spitalin Metodist Houston si një masë paraprake, pas përjetimit të gulçimit,” ka thënë zëdhënësi i tij, Jim McGrath, shkruan Reuters.

Bush “do të mbahet për vëzhgim, përsëri si një masë paraprake”, ka thënë McGrath në një deklaratë.