Ish polici maqedonas ndërron gjini dhe bëhet prostitutë

Andrea nuk e fsheh se merret me prostitucion, ‘’Tarifa ime është 200 euro, lufta më frikësoi dhe ndërrova gjininë’’. Andrea Jakimovski është pjesëtari i parë i cili lëshon lojën e ‘’Big brother’’ në Serbi. Ish polici emri i të cilit është Stojan dhe i cili prej moshës 38 vjeçe vishet dhe ndihet si femër, në një bisedë për mediat serbe zbulon se është i kënaqur që në jetë po merret me profesionin më të vjetër në botë, atë të prostitucionit. ‘’Kam klient nga jashtë të cilët më paguajnë nga 200 euro dhe më shumë, ju plotësoj të gjitha dëshirat, këtë punë e bëj që të mbijetoj por vetëm për shuma të majme’’, ka theksuar Jakimovski i cili tregon se në jetën private akoma vazhdon t’i dashurojë femrat. Andrea pranon se në terenin e tij ka edhe prej atyre që i japin ‘’bakshish’’.

Lajme

20/09/2015 17:03

Një ditë para futjes në shtëpinë e famshme ka qenë me një amerikan. ‘’Ishte shumë i kënaqur dhe për këtë më dha 100 euro bakshish, çmimi im nuk është 1000 denarë, në Maqedoni nuk kam çmim më të ulët se 50 euro, por ka edhe prej atyre që punojnë rrugëve për një çmim të lirë’’. Stojani vendosi që të bëhet femër para 14 vitesh, pasi mori pjesë në një aksion në luftën e zhvilluar në vitin 2001 në Maqedoni e më saktësisht në Tetovë. Në një nga aksionet e policisë ai ka parë me sy vdekjen dhe për fat pas ka shpëtuar ai ka vendosur që të ndërrojë gjini duke u bë femër./TetovaSot/