Ish-pjesëtarët e TMK-së protestjnë te Ministria e Punës

Dhjetëra ish-pjesëtarë të TMK-së janë mbledhur dhe kanë hyrë brenda objektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lajme

15/11/2018 12:12

Ata po protestojnë për ndaljen e pensioneve që kanë shërbyer në këtë institucion.

Për t’u takuar me ta ka dalur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Ai ka thënë se ai është me ta, por është gjetja e Zyrës së Auditorit që konstaton se ka shkelje ligjore për këto pensione.

Reçica gjithashtu deklaroi se ka kontaktuar auditorin dhe ka kërkuar që të krijohet një komision shtetëror për t’u shikuar a është bërë shkelje në ndaljen e pensionit.