Ish modeles, njëra këmbë i peshon 12 kg më tepër se tjetra (Foto)

Një ish modele pas shtatzanisë ka mbetur me një këmbë që peshon 12 kilogram më tepër se tjetra.

Fun

24/08/2016 09:00

Gjatë tre mujorit të parë të shtatzanisë, Sarah Buller, e vuri re që njëra këmbë peshonte shumë më shumë se tjetra, transmeton Klan Kosova.

Pasi lindi, 31 vjeçarja vizitoi mjekun dhe i treguan se ajovuante nga lymphoedema – një sëmundje e pashëruershme që shkakton ënjtje në indet e trupit.

Ajo ka shpenzuar një mal me para për ta shëruar këmbën e saj, e madje ka bërë ushtrime të shumta po asnjë gjë nuk ka rezultuar me sukses.

Tani ish modelja përmes një letre të hapur ka dashur që të rrisë vëmendjen e publikut rreth kësaj sëmundje, si dhe t’i inkurajojë gjithë ato gra të cilat janë në të njëjtën gjendje si të sajën që të mos ndihen inferiore dhe sërish të ndihen të bukura.

“Familja ime është bota ime e nuk mundem që t’i falënderoj sa duhet për pozitivitetin që më kanë dhënë. Dëshiroj që t’i tregoj të tjerve që sëmundja ime nuk mund të më ndaloj që të vishem si dua dhe nuk mund të më detyroj të fshihem”.

Sarah Buller has been left with a left leg double its size after giving birth.

Sarah Buller is determined to push past her problems and has called her blog Lymphosaurus Rex.