Ish-Miss Kosova uron në mënyrë të veçantë bashkëshortin për ditëlindje (Foto)

Në familjen e ish- Miss Kosova sot ka arsye për të festuar.

ShowBiz

12/07/2017 10:18

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një kolazhi fotografish me të shoqin, të cilat i ka shpërndarë për ta uruar atë me rastin e ditëlindjes.

‘’Rori Nezaj, kam aq shumë të them për ty. Ju jeni personi më i mahnitshëm, i mirë e i zgjuar që unë kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ai i cili e ka zemrën më të madhe në botë. Fjalët e tua të thjeshta mund të sjellin buzëqeshjen në fytyrën time, mund të më mbajnë gjithmonë të buzëqeshur. A e din pse të quaj Arush? Sepse jam e bekuar që e kam gjetur dashurinë në kraharorin tuaj. Ndjehem krenare që të quaj burri im. Uroj që çdo ditë e jotja të jetë e mbushur me shumë dashuri, buzëqeshje, lumturi, ngrotësi. Urime ditëlindjen nga unë dhe Bardhi yt. Të duam’’, ishte urimi i saj përkrah imazheve të veçanta ndër vite.

Dyshja së bashku kanë një djalë./Lajmi.net/