Ish-ministrit Ismajli i është ruajtur vendi i punës në KOSTT

Për 18 muaj Fadil Ismajli e kishte shfrytëzuar “pushimin” në KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu) për të kryer punën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Lajme

24/12/2014 07:53

Tash, pasi këtë detyrë ia dorëzoi Blerand Stavilecit, ai kthehet sërish aty ku ishte kryeshef ekzekutiv, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarisht në KOSTT, por nuk kanë treguar se në çfarë funksioni. Gjatë mandatit të tij prej ministri e ka pasur nën menaxhim edhe KOSTT-in si ndërmarrje publike.

Me rastin e emërimit nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli kishte bërë një marrëveshje me Bordin e KOSTT-it për ruajtjen e pozitës prej kryeshefi, duke u bazuar në nenin 41 të Ligjit të punës. /KD/