Ish-luftëtarët e UÇPMB-së protestojnë para ndërtesës së Qeverisë

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut, sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Lajme

08/01/2019 07:48

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut me fillin prej orës 14:00 do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Siç është bërë e ditur, ata do të protestojnë për të kërkuar të drejtën e tyre për statusin e veteranit.

Të gjithë ish- luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut në ora 13:00 pritet të nisen nga Gjilani për në Prishtinë. /Lajmi.net/