Ish lojtari i Milanit dështon në Shqipëri (FOTO)

Mund të kesh qenë pjesë e akademisë së Milanit dhe të jesh trajtuar si një futbollist premtues i të ardhmes nga klubi i njohur italian deri dy vite më parë, por kjo nuk do të thotë detyrimisht se je i aftë për të luajtur në Kategorinë Superiore.

Sport

16/01/2017 20:05

Këtë e ka kuptuar më së miri mesfushori nigerian Favour Aniekan, i ardhur me bujë te Kukësi gjatë fazës përgatitore, por që me sa duket nuk do të jetë pjesë e verilindorëve në vijimin e sezonit.

Mesfushori ofensiv 22-vjeçar mendohej se do të ishte një alternativë më shumë për Ernest Gjokën dhe planet e tij për të pjesën e dytë të sezonit. Por sipas “SuperSport”, lojtari nuk është shfaqur sot në stërvitje me klubin në Antalja dhe me shumë mundësi, do t’i japë lamtumirën Kukësit për të kërkuar një sistemim të ri.

Ndërkohë, verilindorët kanë vijuar qetësisht përgatitjet e tyre me seancat e fundit në tokën turke para kthimit në Shqipëri ditën e nesërme./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6