Ish lojtari i Man United: Mourinho do të shkarkohet para Krishtlindjeve

Humbja e pësuar nga Brighton duket se e ka bërë temë kryesore trajnerin Jose Mourinho.

Sport

20/08/2018 19:13

Skuadra e Manchester United pësuan një humbje befasuese në fundjavë në përballje me Brighton. Loja e dobët dhe rezultati përfundimtar nxitën shumë reagime.

Së fundmi është ish lojtari i skuadrës, Lee Sharpe, ai që ka folur rreth trajnerit. Sharpe realisht kishte deklaruar para ndeshjes me Brighton se portugezi mund të shkarkohet para Krishtlindjeve mirëpo humbja në vikend duket se vetëm u ka dhënë kuptim fjalëve të tij.

“Stili i tij i lojës nuk po përshtatet me atë që duan tifozët. Mendoj se do të shkarkohet para krishtlindjeve” është shprehur 47 vjeçari.

Gjithashtu ai drejtoi disa kritika edhe rreth ankesave të “The special one” rreth mungesës së transferimeve gjatë afatit kalimtar.

Është vetëm ndeshja e dytë e sezonit dhe punët për portugezin nuk po shkojnë si duhet. Mbetet të shihet nëse do të arrijë të përmirësojë diçka nga loja e tij./Lajmi.net/