Ish lojtari i Interit dëshiron që djali i tij të luaj për Tiranën

Ze Maria ka deklaruar se do t’i pëlqente se djali i tij në të ardhmen të luaj për skuadrën shqiptare, KF Tirana.

Sport

27/07/2017 23:50

Braziliani që është edhe trajner i Tiranës, gjatë një interviste për ‘PanoramaSport’, ka thënë se nëse djali i tij vendos të bëhet futbollist, do t’i pëlqente ideja që një ditë ai të luaj për skuadrën shqiptare.

Ze Maria që këtë verë ka marrë drejtimin e Tiranës, në karrierën e tij si futbollist, ka luajtur edhe për Interin.

“E ka ai në dorë që të zgjedhë mes dëshirave dhe ëndrrave të tij. Nëse ai vendos të bëhet futbollist, e vetmja gjë që mund të bëj është që t’i jap këshillat e nevojshme. Mirëpo, do të jetë ai që vendos nëse do të zgjedhë të ndjekë këtë rrugë. Do të më pëlqente shumë të bëhej futbollist. Më tepër akoma nëse do të jetë lojtar i Tiranës në të ardhmen”, ka deklaruar Ze Maria./Lajmi.net/