Ish-kryeministrja rrezikon 10 vjet burg

Gjykata e Lartë e Tajlandës ka urdhëruar ish-kryeministren, Yingluck Shinawatra, për të dalë në gjyq për neglizhencën që ka treguar ndaj keqpërdorimeve të subvencioneve për mbjelljen e orizit në zonat rurale.

Bota

19/03/2015 12:04

Ish-kryeministrja Yingluck mund të përballet me një dënim maksimal me burg prej 10 vjetësh, nëse gjendet fajtore, por ajo ka mohuar akuzat që i bëhen, duke thënë se nuk ka lidhje me skemën subvencionale për orizin, që i ka kushtuar qeverisë mbi një miliardë dollarë amerikan.

Urdhri për tu paraqitur në qyq është edhe një goditje ndaj dominimit të familjes Shinawatra në Tailandë, duke pasur parasysh se ish-kryeministres i është ndaluar marrja me politikë për pesë vjetet e ardhshme.

Qeveria e Yingluck u largua para se ushtria mori kontrollin në një grusht shteti në maj të vitit të kaluar, pas disa muajsh protestash. Pas dorëheqjes, avokati i përgjithshëm i Tajlandës kishte ngritur kallëzim penal kundër ish-kryeministres, duke e akuzuar atë për braktisje të detyrës zyrtare.

Panel i gjyqtarëve ka vendosur se ky rast bie nën autoritetin tonë. Ne do ta shqyrtojmë këtë rast”, ka thënë gjykatësi i Gjykatës Supreme në Bangkok, Veeraphol Tangsuwan, njofton BBC, raporton lajmi.net. Sipas tij, seanca e parë ndaj ish-kryeministres do të mbahet më 19 maj.

Edhe vëllai i Yingluck, Thaksin Shinawatra, u hoq nga një grusht shteti i mëparshëm në 2006.

Ai tani jeton në mërgim, por ndikimi i familjes vazhdon, me partitë aleate të Shinawatras, që kanë fituar çdo palë zgjedhje që nga viti 2001.

Ata janë të dashur kudo në zonat rurale për shkak të politikave të tyre populiste, por urrehen nga elitat e vendit të cilët i akuzojnë motër e vëlla për korrupsion.