Ish-kryeministri i Kroacisë sërish para gjykatës për korrupsion

Në Kroaci ka nisur rigjykimi ndaj ish-kryeministrit të vendit Ivo Sander.

Bota

23/10/2018 16:12

Në fillim të seancës gjyqësore ai është deklaruar i pafajshëm.

Sander po akuzohet se ka pranuar ryshfet nga kompania hungareze MOL, në këmbim që kjo kompani të bëhet aksionari më i madh në firmën kroate për energji INA, raporton Reuters.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Koracisë kishte udhëruar që dy raste për korrupsion ndaj Sander të kthehen në rigjykim, pasi kishte gjetur se ka pasur gabime procedurale në gjykimet e para.

Sander ishte dënuar me tetë vjet e gjysmë burgim në rastin e parë gjyqësor të mbajtur më 2014. I akuzuari tjetër, shefi ekzekutiv i kompanisë MOL, Tsolt Hernadi, është gjykuar në mungesë, pasi Hungari ka refuzuar të respektojë arrestin ndërkombëtar të lëshuar për të.

“I pafajshëm”, tha Sanader para gjykatës. Hernadi dhe MOL po ashtu mohojnë akuzat.

Sanader ka qenë kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri më 2009.

Rigjykimi tjetër ndaj Sanader ka përfunduar të hënën, ku gjykata e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, për shkak se ka marr ryshfet nga banka austriake, Hypo Aple Adria Bank, në kohën sa ka qenë ministër i Jashtëm në fillim të viteve të ’90. /REL/