Ish kryeministri i Holandës: Kryeministri i Izraelit Netanyahu është kriminel lufte, duhet të gjykohet në Hagë

Ish-kryeministri holandez, Dries van Agt, e ka përshkruar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si kriminel lufte i cili duhet të gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimit në Hagë.

Bota

06/09/2016 18:03

Ai i ka bërë këto komente vetëm pak kohë para vizitës së Netanyahut në Holandë gjatë kësaj jave, përcjell Express.

Duke folur në televizionin holandez NPO 1, van Agt tha: “Një kriminel lufte po vjen në vendin tonë”.

“Okupimi, zgjerimi dhe ndërtimi i vendbanimeve në territorin e okupuar, kjo sipas Statujës së Romës, statuja në të cilën bazohet gjykata ndërkombëtare e krimit, është drejtpërdrejtë krim lufte,” tha ai.