Ish-kryeministri Berisha ka një mesazh për ‘çunat’ e Shkëndijës para Milanit

Sot në mbrëmje të gjithë sytë dhe zemrat e shqiptarëve do të jenë në ‘San Siro’, ku do të ndeshen Milani dhe Shkëndija e Tetovës. Përballja mes një ekipi shqiptar me një prej ekipeve më të mira në botë, ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.

Lajme

17/08/2017 14:21

Ndërkohë që një urim të veçantë për skuadrën e Shkëndijës, ka dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Berisha e konsideron ndeshjen e sotme si historike, ndërsa i uron një rezultat pozitiv skuadrës së Shkëndijës, çka do të bënte krenar të gjithë shqiptarët.

Ja çfarë shkruan Berisha:

“Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Të dashur miq, “Shkëndija” e Tetovës luan sot ndeshjen e historisë së ekipeve të kombit shqiptar. Ekipi i parë shqiptar që zbret në “San Siro”, përballë “Milanit” 7 herë fitues i kupës së kampionëve në Champions dhe klubi që ka më së shumti trofe të të gjitha llojeve në glob. Ndeshen direkt për kualifikim. Asnjë ekip shqiptar nuk ka qenë kaq afër historisë. Një urim të përzemërt nga të gjithë ne për Shkëndijën, trajnerin, kapitenin, lojtarët dhe tifozat kuqezinj të saj. Fitore! sb

Image