Ish kreu i FMN-së, lirohet nga akuzat

Një gjykatë franceze ka liruar ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, nga akuza e shfrytëzimit të prostitucionit.

Bota

12/06/2015 14:08

Strauss-Kahn gjithmonë e ka mohuar se ka qenë në dijeni të faktit se disa prej femrave nëpër festat e tij kanë qenë prostituta.

Zakonet seksuale të ish-kreut të FMN-së kanë qenë në qendër të seancave gjyqësore që kanë zhvilluar në Lilë të Francës, në muajin shkurt.

Vendimi i së premtes është një hap i mëtejshëm drejt përfundimit të procesit 4-vjeçar ndaj Strauss-Kahn, i cili u akuzua edhe për tentativë përdhunimi, por kjo akuzë ra në vitin 2012./Top Channel/