Ish kreu i CIA-s: Trump futi SHBA në krizë, Kongresi ta ndalojë

Ish shefi i CIA-s më tej thekson se "Trump me veprimet e tij futi vendin në krizë" duke shtuar se është i turpshëm fakti që Trump nënvlerëson vlerësimet e agjencisë së zbulimit në lidhje me Rusinë

Bota

22/07/2017 12:13

Ish-kreu i Agjencisë amerikane Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan bëri kritika në llogari të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, duke thënë se administrata e tij ka futur vendin në krizë, raporton Anadolu Agency (AA).

Brennan, së bashku me ish-Drejtorin e Zbulimit Kombëtar James Clapper morën pjesë në Forumin e sigurisë në qytetin Aspen, në shtetin e Kolorados.

Brennan komentoi mbi hetimet në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në vend, dhe tha se zgjedhja e Prokurorit special, Robert Mueller është zgjedhja e duhur për këtë hetim.

Ai theksoi se Mueller duhet të refuzojë çdo kërkesë antikushtetuese të Trump-it, kurse në lidhje me akuzat se prokurori mund të ndërrohet, Brennan tha:

“Në rast se Trump ndërron Mueller, shpresoj se anëtarët e Kongresit do t’i thonë ‘mjaft’, dhe se do të pushojë të parashtojë arsye dhe arsyetime të ndryshme të cilat haptazi shkelin ligjet tona dhe sistemin shtetëror”.

Më tej shtoi se nëse administrata nuk ka asgjë për të fshehur, atëherë duhet që hetimi në lidhje me Rusinë të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur, kurse kërkesat për shkarkimin e Mueller nga detyra duhet të dënojnë edhe zyrtarët.

Ish shefi i CIA-s më tej thekson se “Trump me veprime tij ka futur vendin në krizë” duke shtuar se është i turpshëm fakti që Trump nënvlerëson vlerësimet e agjencisë së zbulimit në lidhje me Rusinë.

“Nuk e kuptoj se si Trump mendon me politikë të tillë të arrijë që SHBA të jetë një vend më i sigurtë. Flas hapur, ka një shqetësim të qartë se ekziston një dallim i madh në mes të vërtestës dhe asaj çfarë thotë Trump”, ka thënë Brennan./REL