Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla, ngushëlloi familjen e ushtarit Gasper Laci

Me rastin e vdekjes së veprimtarit dhe luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gasper Lacit, ish- bashkëluftëtarë tij, vizituan familjen e Lacit në Doberdol të Klinës, për t’i shprehur ngushëllime familjes së tij.

Lajme

13/02/2016 13:27

Në mesin e tyre, për ngushëllim tek familja e invalidit të UÇK-së, ka qenë edhe ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla i shoqëruar nga kryetari i Klinës Sokol Bashota dhe bashkëveprimtarët Bislim Zogaj, Hamz Morina e Selman Krasniqi.

Azem

Ish-komandanti Syla me këtë rast u shënua në librin e kujtimeve. Laci është varrosur të mërkurën /lajmi.net.