Ish komandanti i NATO-s Wesley Clark kthehet në Ballkan në gjah të naftës

Pesëmbëdhjetë vjet pas, Wesley Clark, gjenerali i pensionuar amerikan, i cili kishte drejtuar fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, është kthyer në Ballkan, në kërkim të naftës.

Lajme

24/06/2014 15:47

Clark, i cili ishte gjithashtu një kandidat për president të SHBA-ve në vitin 2004, është drejtor i dy kompanive kanadeze të hulumtimit të naftës që punojnë në Shqipëri, Bankers Petroleum Ltd (BNK) dhe Petromanas Energy Inc (PMI).

Ato po përdorin teknika moderne të shpimit për të ringjallur prodhimin në një nga vendet më të varfra të Evropës, ku nafta është prodhuar për herë të parë në vitet 1920.

\”Shqipëria ka një rëndësi të madhe ekonomike për Evropën pasi ka një fuqi të madhe furnizuese të naftës, dhe kjo duhet të jetë një komponent i fuqishëm i politikës energjetike evropiane,\”, ka thënë Clark në një intervistë telefonike për Bloomberg News, transmeton lajmi.net

Eksplorimi i naftës është pjesë e strategjisë së Shqipërisë për të riparuar ekonominë e saj të dobët.

Ekonomia e Shqipërisë, ku të ardhurat për frymë mbesin më e ulëtat në Evropë pas Bosnjës, Ukrainës dhe Moldavisë, sipas Bankës Botërore, pothuajse është dyfishuar në dekadën e fundit. 

Clark, i cili ishte në bordin e Bankers’s që nga viti 2008, u bë drejtor i Petromanas Energy vitin e kaluar. 

Bankers, me bazë në Calgary, është duke vazhduar shpimet për naftë në Shqipëri. 

Në vitin 2004 u mendua se shpimet kishin shkuar huq, pasi pothuajse nuk u gjet asgjë, ndërsa tani po arrihet të nxirren deri në 20,000 barela naftë në ditë.

Por Bankers po planifikon që t’i kryej nga 170 shpime në vit, duke quar nxjerrjen e naftës në 50,000 barela në ditë deri në vitin 2020.

\”Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri është përfaqësuese e një realiteti të çmimit të naftës, i cili po qëndron në 100 dollarë për barel. Dhe njerëzit janë në kërkim të mundësive të reja\”, tha Clark.

\”Nëse çmimi qëndron aty, kjo e ndryshon gjeografinë e naftës; kjo po ndodh në Shqipëri, po ndodh edhe në vendet tjera të Evropës”. (lajmi.net)