Ish-kampioni i shahut: Përqafoni inteligjencën artificiale

Ish-kampioni i botës në shah, Garry Kasparov nuk mendon se inteligjenca artificiale përbën një rrezik serioz për njerëzimin.

Auto & Tek

31/07/2017 10:25

Duke folur në konferencën e teknologjisë së lartë “Def Con” në Las Vegas ai tha se njerëzimit duhet ta përqafojë ndryshimin dhe se “revolucioni i inteligjencës artificiale duhet përshpejtuar”.

“Megjithatë, besoj se do të ketë një ndikim të madh social kur duart e ngathta të njeriut të zëvendësohen masivisht nga robotët në çdo fushë”, u shpreh ai.

Qëndrimi i ish-kampionit të shahut shkon përkundër deklaratave të mëhershme të Bill Gates, e sidomos të Stephen Hawking. Që të dy ata kanë paralajmëruar për rrezikun që i kanoset njerëzimit nëse “vrapohet shkujdesur drejt inteligjencës artificiale”.