Ish-inxhinieri i NASA-s flet rreth alienëve të gjatë rreth 3 metra

Edhe pse NASA deri tani nuk ka pranuar ekzistimin e asnjë forme të jetës jashtëtokësore, kësaj here një ish-inxhinier i saj pohon ta ketë parë një alien.

Bota

10/11/2015 21:27

 

Derisa ishte në një mision rutinor në hapësirë, Clark McClelland, i cili ka punuar për NASA-n midis viteve 1958 to 1992, kishte qenë dëshmitar i takimit midis një alieni humanoid të gjatë rreth 3 metra dhe dy astronautëve, në një anije kozmike, shkruan lexo, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se edhe alieni kishte veshur një kostum të ngjashëm me atë të astronautëve. Dukej se ai ishte kryesori aty, meqë astronautët vetëm pohonin me kokë atë që iu thoshte alieni. Ish-inxhinieri i NASA-s thotë se nuk ka asnjë arsye që të trillojë gjëra, meqë takimin me alienin e kishin parë edhe astronautë të tjerë, të cilët tani mund të deklarohen haptazi se çka panë atë natë.